Cilit qytetar në Gjilan iu dorëzua pasaporta e parë e Republikës së Kosovës dhe pse pikërisht atij?

Pas një shekulli sakrificash, Kosova arriti që të ketë pasaportën e vetë. Në Gjilan, qytetari i parë që u pajis me këtë dokument, në vitin 2008, ishte atdhetari Hasan Mala, shkruan Mediafokus.info.

Atij, në mënyrë simbolike dhe solemne, pasaportën e Republikës së Kosovës, ia dorëzoi kryeparlamentari i asaj kohe, Jakup Krasniqi.

“Këtë ditë e kemi pritur 96 vjet” – u shpreh veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Hasan Mala, pasi e ka marrë pasaportën kosovare, në një ceremoni të veçantë, e cila është organizuar nga Komuna e Gjilanit.

“Jemi brezi më i priveligjuar i kombit”, ka thënë kryeparlamenatri Jakup Krasniqi, pasi ia ka dorëzuar pasaportën e parë veprimtarit Hasan Mala.

Me këtë rast, Krasniqi tha se procedurat për marrjen e pasaportës, sot janë shumë të thjeshta, por për të ardhur deri te kjo ditë dhe te ky dokument i identitetit tonë shtetëror, është dashur të bëhet një rrugë e gjatë dhe të derdhet shumë gjak, vijon mediafokus.info

Kreu i Parlamentit të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që secili prej tyre ta jap kontributin e vetë në ngritjen dhe përparimin e shtetit të Kosovës, duke qenë i bindur se në Kosovë do të jetë çdo ditë e më e mirë.

Ndërkaq, veprimtari Hasan Malaj, me pasaportën e re në dorë, rikujtoi se në Kosovë është brohoritur shumë gjatë për Republikën e Kosovës dhe sot Republika është realitet.

“Republika e Kosovës është një kapital i madh që vjen pas 96 viteve luftë të pandërprerë për shtet”, ka thënë Mala.

Jo rastësiht ishte zgejdhur Hasan Malaj, sepse ai është një njeri që ka dhënë shumë për çështjen kombëtare. /mediafokus.info/