Çka e shtyri Liverpulin të mos e lëshojë Shaqirin në momentin e fundit

Fenerbahçe ishte shumë afër të transferonte Xherdan Shaqirin, por duket se humbja e thellë nga Aston Villa bëri trajnerin gjerman që të ndërrojë mendje.

Klubi turk kishte marrëveshje që të merrte yllin shqiptar si huazim, me Liverpoolin që kishte pranuar marrëveshjen.

Sipas informacionit të publikuar nga mediat turke, trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp ndryshoi mendje në minutën e fundit.

Humbja e thellë ndaj Aston Villas me rezultat 7-2 më 4 tetor, bëri trajnerin gjerman që të ndërrojë mendje.

Klopp ka thënë se do t’i duhen shumë lojtarë që ta mbyll sezonin, pasi që ka ndeshje shumë shpesh.