Çmendet koronavirusi, merr 16 jetë brenda 24 orëve të fundit

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në Kosovë. Bilanci ka qenë tragjik sidomos gjatë 24 orëve të fundit, kur në Kosovë kanë vdekur 16 persona me COVID-19.

Shifrat i përmbanë raporti ditor i IKSHP, i publikuar para pak çastesh, ku numri i personave të vdekur ka shkuar në 212.

Ndërkohë në të dhënat e publikuara dje numri i të vdekurve gjithsejtë ka qenë vetëm 196.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./mediafokus.info