‘Çmendet’ virusi në Francë, shënohet rekord i zi i infeksionit me COVID-19 

Franca ka shënuar një rekord të zi sa i përket pandemisë COVID-19, ku brenda 24 orëve janë shënuar 32 mijë raste të reja pozitive, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Mediafokus.info.

Kjo është shifra më e lartë e infeksionit qëë ka regjistruar Franca që prej fillimit të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve po i afrohet 1 milionëshit (867 mijë), ndërsa numri i viktimave është mbi 33 mijë.

Ndryshe, autoritetet franceze kanë ndërmarrë masa të ashpra në kryeqendër – Paris, duke vendosur që nga e shtuna orën policore prej 21:00-6:00./Mediafokus.info/