CNN: COVID-19 është shkaktari numër tre i vdekjeve në SHBA

Sipas gjigantit amerikan, CNN, tashmë COVID-19 është shkaktari numër tre i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri para përballjes me pandeminë COVID-19, për vdekjet e amerikanëve ishin kryesisht dy shkaktarë, aksidentet dhe diabeti i Alzheimerit, raporton Mediafokus.info.

“COVID-19 tani është shkaku numër tre i vdekjeve në SHBA, përpara aksidenteve, dëmtimeve, sëmundjeve të mushkërive, diabetit, Alzheimerit …”, ka thënë ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive , dr. Thomas Frieden.

Gjatë tre javëve të fundit, SHBA-ja ka mesatarisht më shumë se një mijë vdekje në ditë shkaku i COVID-19.

Ndryshe, virusi corona ka infektuar mbi 5.4 milionë amerikanë, ndërkaq 170 mijë e kanë humbur betejën./Mediafokus.info/