”Code4Kamenica”, kabineti i Rogaçicës furnizohet me dhjetë kompjuterë

“Open Data Kosovo” në kuadër të ‘Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor’ të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës kanë shpërndarë dhjetë kompjuterë në Rogaçicë.

Shpërndarja e këtyre kompjuterëve u bë në kuadër të projektit ”Code4Kamenica”, për trajnimin e 40 të rinjëve përmes zhvillimit të shkathtësive në TIK.

Pjesëmarrës në shpërndarjen e këtyre kompjuterëve ishin përfaqësues nga UNDP, Fjolla Raifi, përfaqësues nga “Open Data Kosova”, Blerta Thaçi, Përgjegjësi i sektorit të Arsimit në Kamenicë, Fatmir Agaj, Monitoruesi i këtij projekti nga Komuna, Burim Kryeziu dhe Drejtori i Shkollës në Rogaçicë, Florim Kryeziu.

Përfaqësueset e UNDP-së dhe Open Data Kosovo, duke falënderuar Komunën për bashkëpunimin, u shprehen të lumtura që ky projekt po realizohet me të rinjtë e Kamenicës.

Ndërsa përgjegjësi i sektorit të Arsimit, Fatmir Agaj falënderoi këto organizata për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës në këtë projekt, duke thënë se investimi në dije është investimi më i mirë për juve dhe vendin tonë.

Përmes këtyre kompjuterëve, 40 të rinj do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve./MediaFokus/