COVID-19: 7 të vdekur, 250 raste të reja dhe 126 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe terreni prej të cilëve rezultuan 250 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 65 raste, Mitrovicë 26 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 18 raste, Prizren 18 raste, Gjakovë 14 raste, Drenas 10 raste,  Lipjan 10 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Klinë 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Viti 6 raste, Malishevë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Ferizaj 3 raste,  Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.