COVID i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur

COVID-19 u tregua më i fortë se skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën në moshën 53-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Skulptori ishte në gjendje të rënë për jetën.

Ditën e djeshme miqtë e tij bënin apel për ndihmë, pasi Bajo kishte nevojë për gjak të grupit A negativ. Edhe pse donatorët u gjendën, fatkeqësisht nuk mjaftoi për të shpëtuar Kadia.

Kush ishte Arben Bajo?

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregori. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj, transmeton shqiptarja.com

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin. Studioja e Arben Bajo ka portrete të shumta, nudo femërore, si dhe personazhe mitologjike.