Dalin prognozat e “sizmologut” shqiptar, Turqia goditet nga tërmeti

Turqia është goditur sërish nga një tërmet prej 5.7 shkallësh, 8 të vdekur.

Zhvendosjen e termeteve nga Shqipëria, e cila u godit në nëntor 2019, drejt Turqisë e kishte parashikuar Gani Gerguri, sizmolog autodidakt.

Deri më tani raportohet për së paku tetë të vdekur dhe pesë të lënduar, nga tërmeti që ka goditur pjesën lindore të Turqisë.

Dridhja u ndie edhe në një pjesë të territorit të Iranit dhe u ndie në provincën turke, Van.

Mediat turke raportojnë se disa ndërtesa janë dëmtuar dhe shumë njerëz janë bllokuar nën gërmadha.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në zonën ku shpërtheu tërmeti, njoftojnë këto media.

Përndryshe, Gerguri ka parashikuar termete në pjesën e parë të vitit, edhe në Serbi, ku ende nuk ka ndodhur./mediafokus.info