Daut Haradinaj: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë goditje ndaj lirisë së Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri  Veselit sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës.

Sipas tij Thaçi dhe Veseli kanë qenë në krye të UCK-së dhe luftës për liri. Ai në Rubikon, ka theksuar se kjo aktakuzë është goditja më e madhe ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës.

“Kur je në krye të shtetit, të përgjegjësisë institucionale, natyrisht se efekti i tejkalon kompetencat e presidentit, është goditje për shtetin e Kosovës. Domethënë është një dëm kolateral, nuk është vetëm në individ siç po pretendohet të quhet”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.