Deklarata e Agim Bahtirit se mund të ketë “vëllavrasje”, po konsiderohet e rrezikshme

Deklarata e kryetarit të Mitrovicës, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri se “nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, do të ketë vëllavrajse”, po konsiderohet e rrezikshme nga Ardian Azemi, aktivist i AAK-së.

Azemi e ka vlerësuar këtë si thirrje publike për dhunë, trazira, dhe luftë civile.

“Kjo përbën vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet të merren urgjentisht me këtë rast, ndërsa subjekti të cilit i takon duhet të distancohet nga z. Bahtiri dhe çdo person tjetër që provokon për dhunë e konflikte”, ka shkruar Azemi.

Ky është postimi i tij:

Deklarata e kryetarit të Mitrovicës, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri se “nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohëshme, do të ketë vëllavrajse”, është thirrje publike për dhunë, trazira, dhe luftë civile.

Kjo përbën vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet të merren urgjentisht me këtë rast, ndërsa subjekti të cilit i takon duhet të distancohet nga z.Bahtiri dhe çdo person tjetër që provokon për dhunë e konflikte.

Jemi Republikë Parlamentare, me një demokraci të avancuar dhe është e papranueshme të kthehemi mbrapa apo t`i japim kahe tjetër kulturës sonë politike dhe qeverisëse.

Deklarata të këtilla, si dhe rritja e vazhdueshme e urrejtjes patologjike ndaj tjetrit me bindje ndryshe, kanë me i dhënë një imazh të keq Kosovës karshi botës demokratike./mediafokus.info