Deklarohet Presidenti: Qeveria e shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi doli në konferencë sonte vonë dhe deklaroi se Qeveria e shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes, është i rrezikshëm, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e ka cilësuar të rrezikshëm për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Kryeministri Kurti e ka shkelur sot në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të qytetarëve. Kufizimi mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka numëruar disa nene të Kushtetutës, që sipas tij, i ka shkelur kryeministri Kurti.

Presidenti tha se do ta kundërshtoj këtë vendim, sepse është anti-kushtetues

Qytetarët nuk janë të obliguar t`i respektojnë vendimet anti-kushtetuese, as policia dhe as institucionet tjera.

Vendimi i qeverisë është i pa zbatueshëm dhe pa efekt, tha Presidenti

Ai tha se do t`i kërkoj Kushtetueses anulimin e këtij vendimi./mediafokus.info