Demaku: Ndalni sulmet ndaj mediave, s’jemi në Kore të Veriut

Gazetarja kosovare, Dafina Demaku, ka qenë e ashpër me politikanë kosovarë, të cilët kohëve të fundit kanë sulmu verbalisht mediat, shkruan Mediafokus.info.

Kryeredaktorja e Periskopit, përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook, ka kërkuar nga politikanët kosovarë që të funksionojnë në formatin ‘ata punët e tyre, ne punët tona’

Ja reagimi i plotë i Dafina Demakut:

Dikush urgjentisht duhet me vepru qe me u ndale sulmet ndaj mediave. Nuk jemi ne Kore te Veriut ketu.

Pervec sulmeve kibernetike, kohen e fundit jane shtu shume edhe sulmet verbale ndaj mediave, ku ekziston nje tendence qe politikanet me na mesu se qysh behet gazetaria, neve gazetareve, sic ishte mbreme rasti me Periskopin.

Po ne ni vend demokratik, e mira kish me qene: ju punen e juaj, na tonen. Per gjera qe mendoni se duhet me iu drejtu Gjykates, drejtojuni.

Baba i gazetarise, Joseph Pulitzer, ka qene here me demokratet, here me republikanet, po asnjera pale nuk i kane dhene kurre leksione se qysh behet gazetaria, as nuk i kane thene: Joseph, je shite.

/Mediafokus.info/