Derbi “El Anamorava” përfundon pa gola

Derbi “El Anamorava”, më i madhi në futboll në Ballkanin perëndimor, ka përfunduar pa gola, shkruan Mediafokus.info.

Ndeshja ishte kryesisht e barazpeshuar, por që dallimin herë pas here e bënte Drita, pasi pati 2-3 raste të mira shënimi, mirëpo pa sukses.

Ky ishte derbi i parë mes këtyre dy skuadrave në edicionin 2020/2021.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra spektakli nuk ka munguar si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Por, edhe kësaj radhe, “Intelektualët” dhe “Skifterat” munguan në shkallët e stadiumit, për shkak të pandemisë COVID-19.

Drejtësinë në këtë super derbi e ndau arbitri Mervan Bejtullahu. /Mediafokus.info/