Detajet nga vrasja e biznesmenit, autori kishte menduar vetëvrasje

Detajet nga vrasja e biznesmenit, autori kishte menduar vetëvrasje. “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Niko Goro.

Gazetari raportoi nga Himara se autori i dyshuar Kliti Leka, 53 vjeç, pasi kishte vrarë 51-vjeçarin dhe më pas kishte plagosur motrën e këtij të fundit, ishte larguar në drejtim të Livadhit, ndërsa në automjet iu gjetën dhe dy armë, një automatik dhe një pistoletë.

Sipas grupit hetimor, ka dyshime se fakti që armët kishin ende plumba, autori kishte menduar që t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë. Por pas ndërhyrjes së policisë ai u neutralizua. Mehmeti pohoi për “BalkanWeb” se autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa pohoi se nuk kishte shkuar për ta vrarë biznesmenin.

“BalkanWeb” ka siguruar dhe momentin kur Lika del nga komisariati i Himarës, dhe futet në furgonin e policisë për t’u dërguar drejt Policisë së Vlorës.