Dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

Legjenda e aktrimit kosovar, Adem Mikullovci, kishte luajtur një shfaqje në banesën e tij enkas për familjen dhe më pas ka ndërruar jetën, shkruan Mediafokus.info.

Kështu ka thënë sot gjatë ceremonisë së varrimit, bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci,

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe tima dhe ka vdekur”, tha ajo.

Aktori dhe politikani Adem Mikullovci ndërroi jetë sot, në moshën 81 vjecare./Mediafokus.info/