Dieta e varfër është përgjegjëse për 11 milionë vdekje në botë brenda një viti

Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti thotë se shkaktar kryesor për numrin e madh të vdekjeve në botë, është dieta e varfër ushqimore.

Kur konsumojmë një dietë amerikane standarde, marrim sëmundjet amerikane standarde, thotë Dosti.

Sipas saj, dieta e varfër është përgjegjëse për 700 mijë vdekje në SHBA brenda një viti, përkatësisht 11 milionë vdekje kudo në botë.

Lajmi i mirë është se kjo mënyrë e gabuar e të ushqyerit mund të ndryshohet, thotë dietolgia Dosti.

‘Sigurohuni që 75% e pjatës tuaj të jetë me perime. Shtoni vajra të shëndetshme në çdo vakt (ulliri, lini, kokosi), shmangeni sheqerin si dhe ushqimet e gatshme’, porosit ajo./mediafokus.info