Dieta që lufton helicobacter pylorin

Dr ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

Helicobacter pylori gjendet në stomak dhe mund të shkaktojë një infeksion kronik.

Ndodhet në mukozën që mbron indet që mbulojnë stomakun dhe zorrën e vogël dhe mund të shkaktojë edhe ulcera jashtëzakonisht të dhimbshme, mund të shoqërohet me dhimbje barku, prani të gjakut në të vjella dhe në feçe si dhe vështirësi në ngrënie.

Nëse besoni se vuani nga një infeksion i shkaktuar nga Helicobacter pylori, atëherë duhet të këshilloheni me një mjek, për të marrë një diagnozë të saktë në mënyrë që të trajtoni gjendjen me sukses.

Ja disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë në zbutjen e simptomave të infeksionit Helicobacter pylori:

Hudhra është një anti-inflamator natyral, me veti antibiotike të shkëlqyera për promovimin e kurimit të bakterit. Marrja e hudhrës së papërpunuar, dy herë në ditë, mund të ndihmojë në luftën dhe mbrojtjen ndaj Helicobacter pylori.

Brokoli është shumë i fuqishëm në luftimin e bakterit, pasi është perime e pasur me sulforafan, një antioksidant dhe detoksifikues që mbron stomakun dhe lehtëson problemet gastrointestinale.

Ushqimet e pasura me zink si: gruri, drithërat organike të papërpunuar si dhe ushqime të tjera të pasura me zink ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe ulin inflamacionin e stomakut. Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e ulcerave të shkaktuara nga ky bakter.

Probiotiket janë baktere të mira, të afta për të kontribuar natyrshëm në kurimin e bakterit dhe infeksionit.

Acidet yndyrore që gjenden tek vaji i ullirit, avokadoja dhe frutat e thata, ndihmojnë në bllokimin e rritjes së bakterit dhe ulin inflamacionin.

Çaji jeshil është një pije e fuqishme antioksiduese dhe antivirale. Përmban katekine, komponime antibakteriale shumë të dobishme kundër Helicobacter pylori. Çaji jeshil mund të bllokojë rritjen e bakterit./Mediafokus