Dietologia e njohur thotë: Një eksperiencë nga pandemia historike mund të na shpëtojë dhe sot

Diola Dosti, dietologe

Ajri i pastër, drita e diellit dhe maskat që janë përdorur një shekull më parë, mund të na ndihmojnë dhe sot.

Kur sëmundjet virulente si SARS dhe Covid 19 u shfaqën, rraca njerëzore filloi gjetjen e vaksinave të reja dhe trajtimet për to.

Ashtu si në këto ditë, qeveria krijoi karantinë dhe izolim.

Zyrtarët shëndetësorë vepruan njësoj si 100 vite më parë, kur gripi u shpërnda në tërë botën.

Rezultatet ishin të ndryshme por të dhënat nga pandemia 1918, sugjeruan një teknikë që ishte efektive.

Një eksperiencë e fituar nga pandemia historike që mund të na shpëtojë dhe sot.

Pacientët e prekur nga gripi, merrnin dritën e diellit (foto nga spitali në Boston).

Stafi mjekësor, nuk duhet t`i hiqte maskat (National Archives).

Jo vetëm kaq, por ata vunë re se pacientët që dilnin jashtë dhe merrnin rreze dielli, shëroheshin më shpejtë se ata që nuk dilnin jashtë.

Kombinimi midis ajrit të pastër dhe dritës së diellit duket se parandalon vdekjen e pacientëve dhe infeksionin e stafit mjekësor.

Ka dhe të dhëna shkencore për këtë. Kërkimet treguan se ajri ishte një dezinfektant natyral.

Ajri vret virusin e gripit dhe shumë mikroorganizma të dëmshëm.

Në anën tjetër, drita e diellit është germicid dhe sot ka evidence që vret virusin e gripit.

Prandaj dhe trajtimi I gripit spanjoll në 1918 u quajt si ‘open air treatment’.

Ekspozimi i pacientëve në diell, ndihmon në inaktivizimin e virusit të gripit.

Jo vetëm kaq, por vret dhe bakteret që shkaktojnë problemet me mushkëritë dhe infeksionet spitalore.

Gjatë luftës së Parë Botërore, kirurgët rekomandonin që cdo ditë të ekspozonin të plagosurit ndaj dritës së diellit.

Në 1920 studimet treguan se nivelet e ulta të vitaminës D lidhen me infeksionet respiratore./mediafokus,info