Disa arsimtarë e nxënës rezultojnë pozitivë, shkolla kalon në mësim ‘online’

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur thotë se situata me COVID-19 në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë, raporton Mediafokus.info.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zemaj njoftoi se disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitivë.

Zemaj thotë duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK-ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Nuk ka treguar për sa persona bëhet fjalët, megjithatë ka njoftuar se është rekomanduar që në këtë shkollë të zhvillohet skenari “C”.

“IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, shkruan Zemaj, duke shtuar se testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre./Mediafokus.info/Foto: arkiv/