Disa këshilla se si të parandaloni avullimin e syzeve nga përdorimi i maskës

Për shkak të rrjedhës së kufizuar të ajrit, avullimi i syzeve ka tendencë të jetë më i zakonshëm kur vishni një maskë mjekësore ose pëlhurë për fytyrën, sepse fryma juaj “shpëton” dhe del nga maja e maskës.

Kur ju nxirrni frymë, fryma e ngrohtë vjen në kontakt me syzet, të cilat avullohen dhe e vështirësojnë vizionin tuaj.

Gjithashtu, ky avull krijon lagështi të tepërt rreth xhamave, duke bërë që syzet të rrëshqasin nga hunda.

Si ta parandaloni këtë gjë?

Sigurohuni që maska juaj është e vendosur mirë

Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni se maska juaj është vendosur (shtrënguar) mirë.

Kjo jo vetëm që ju mbron nga spërklat, por gjithashtu ju mundëson që ajri të cilin e lironi të mos ju avullojë xhamat.

Për përshtatje sa më të mirë, maska juaj duhet të jetë e vendosur mirë për rreth hundës dhe faqeve tuaja.

Nëse maska juaj nuk është shtrënguar mjaftueshëm kur e keni vendosur fillimisht, provoni të shtrëngoni rripat për një përshtatje më të sigurt ose zgjidhni një madhësi më të vogël të maskës.

Siguroni maskën rreth hundës

Sigurimi i maskës tuaj rreth hundës është një mënyrë tjetër për të kufizuar sasinë e frymës që “shpëton” nga lart.

Provoni ta lëvizni maskën tuaj më lart në hundë (nëse kjo është e përshtatshme për ju) dhe mbështesni syzet në majë të saj për të ndihmuar në shtrëngimin e maskës rreth hundës.

Nëse kjo nuk funksionon, ose maska juaj nuk mund të tërhiqet lart, provoni të përdorni një pjesë të vogël të shiritit kirurgjikal për të siguruar maskën në urën e hundës tuaj.

Kjo ndihmon në mbështetjen e maskës rreth hundës, duke parandaluar që fryma juaj të dalë jashtë nga lart.

Mendoni se maska juaj është shumë e madhe? Shtrëngojeni atë mirë mbrapa veshëve

Nëse maska juaj nuk përshtatet, mund të provoni ta rregulloni vetë.

Provoni t’i ktheni rripat e maskës në një formë “X” dhe pastaj t’i vendosni rreth veshëve, në mënyrë që maska të përshtatet më afër fytyrës tuaj – thjesht sigurohuni që të mos i lidhni ato aq fort, sa të merrni shenja të kuqe prapa veshëve.

Sigurohuni që syzet tuaja të mos rrëshqasin nga hunda

Syzet që rrëshqasin vazhdimisht nga hunda mund të jenë të bezdisshme, kështu që pse të mos provoni të mbështillni rripat e maskës rreth anëve të syzeve, sesa rreth veshit tuaj.

Kjo mund të ndihmojë për t’i bërë syzet dhe maskat më të sigurta – thjesht kini kujdes kur hiqni syzet pasi maska do të ngjitet.

Mund të jetë që syzet tuaja po rrëshqasin poshtë sepse kornizat tuaja nuk ju përshtaten ashtu si duhet, kjo mund të ndodhë me kalimin e kohës pasi i përdorim ato ditë pas dite – ato thjesht mund të kenë nevojë për rregullim.

Nxirreni frymën poshtë në maskë

Në vend që të përkulni maskën tuaj dhe të përpiqeni ta rregulloni atë, ndryshimi i frymëmarrjes ndihmon po ashtu.

Për të mos lejuar që syzet tuaja të avullohen, përpiquni ta nxirrni ajrin poshtë pasi merrni frymë. Mund të duhet pak kohë të mësoheni, por pasi të ja keni marrë dorën, është një zgjidhje mjaft e thjeshtë.

Pastroni lentet tuaja

Mund të jetë që lentet tuaja janë të prirura për avullim nëse ka kaluar një kohë pasi ato janë përdorur.

Sugjerohet të përdorni një leckë xhami apo sprej.

Rregulloni syzet

Shtyrja e syzeve poshtë hundës do të krijojë më shumë hapësirë midis syzeve dhe syve tuaj, duke lejuar që më shumë ajër të qarkullojë dhe të mbajë frymën tuaj nga mjegullimi i shikimit tuaj.

Kaloni në lente kontakti (thjerrëza)

Nëse asnjë nga këshillat e mësipërme nuk është e dobishme, mund merrni parasysh kalimin në lente kontakti (thjerrëza), të paktën për momentin.

Kjo eliminon çdo shqetësim se shikimi juaj mund të pengohet nga avullimi i xhamave, gjë që është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni në punë ku mund të jetë e vështirë të pastroni vazhdimisht syzet tuaja.