Ditë e kobshme, mbyten katër persona në ujërat e lumenjve

Gjatë ditës së sotme 4 persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në ujërat e lumenjve, shkruajnë mediat shqiptare.

Ngjarja e parë tragjike është shënuar mesditën e sotme, ku një 14-vjeçar me iniciale F.P. dhe një 39-vjeçar i identifikuar si Dhurim Arra, kanë humbur jetën.

Ata kishin shkuar për t’u larë pasditen e djeshme dhe prej disa orësh kishin humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.

Pas shumë orësh në ankth, ata u lajmëruan këtë mëngjes për ndarjen nga jeta të dy të rinjve.

Ndërsa dy persona të tjerë janë mbytur pasditen e sotme. Një 30-vjeçar humbi jetën pasi po lahej në lumin Vjosë, ndërsa polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.

Tragjike ka rezultuar kjo e premte edhe për një 17-vjeçar, ende i paidentifikuar, i cili është nxjerrë pa shenja jete nga ujërat e lumit Drin./Mediafokus.info/