Ditë e rëndë për Anamoravën, vdesin 3 pacientë të infektuar me COVID-19

24 orët e fundit kanë qenë të rënda për Spitalin e Gjilanit, pasi kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët ishin të infektuar me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili.

“Me keqardhje ju njoftoj se pacientja S.B. (1947) nga Gjilani e ka humbur betejën me COVID-19, dje në orët e pasditës, kurse pacienti H.Z. (1972) nga Pozharani i Vitisë ka ndërruar jetë sot, në orët e hershme të mëngjesit”, ka konfirmuar për Mediafokus.info, dr. Ukshin Ismaili.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se sot ka ndërruar jetë edhe prokurori Esat Ademi.

Mediafokus.info merr vesh se i ndjeri po trajtohej në Maqedoninë e Veriut, pas infektimit me COVID-19./Mediafokus.info/