Ditë e rëndë për Kosovën, sot kanë vdekur tre fëmijë

Kosova ka përjetuar sot një ditë të rëndë, të trishtueshme. Tre fëmijë, të gjithë të mitur, kanë vdekur tragjikisht. Dy prej tyre kishin shkuar për t`u larë në një liqe artificial dhe nuk kanë arritur të dalin nga uji të gjallë.

Një tjetër vdiq në spital, pasi ishte rrëzuar dera mbi të pak ditë më parë.

Tre shpirtra të vegjël sot fluturuan drejt qiellit. Mbi tokë, lanë dhembjen e madhe për familjet, për ne, për të gjithë ata që i duan engjujt.

Kosova sot ka dhembje, që shtrihet gjithandej. Kosova nesër duhet të mbajë zi. Nesër duhet të ndezim qirinj për tre vogëlushët që vdekja ua ndëpreu rritën./mediafokus.info