Djali i Shaban Sylës vetëdorëzohet në polici, dyshohet për një vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme djali i Shaban Sylës, i dyshuar për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekoc të Drenasit.

Lajmi e ka bërë të ditur Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë për IndeksOnline.