Djemtë e sulmojnë nënën e tyre me bicikletë

Dy djem në Gjakovë e kanë sulmuar nënën e tyre me bicikletë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti është cilësuar si dhunë në familje nga policia e Kosovës.

“Gjakovë 16.10.2020 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.