Dogana e Kosovës fillon shitjen online të mallrave të konfiskuara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara, raporton mediafokus.info

Përmes një njoftimi, Dogana ka bërë të ditur se ky sistem u mundëson të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.

Të interesuarit, duhet që ta vizitojnë web faqen e Doganës së Kosovës dhe të regjistrohen, në mënyrë që të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Në kuader të modernizimit dhe përmirësimit të sherbimeve ndaj qytetarve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosoës që të kenë qasje dhe njehkohsisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastak qasja në ankande është automatike.Dogana fillon ne shitjen online te mallrave te konfiskuara”, thuhet në njoftim.

Dogana fillon ne shitjen online te mallrave te konfiskuara1 shtator 2020, Prishtine, nga sot Dogana e Kosovës ka…

Posted by Dogana e Kosovës on Tuesday, September 1, 2020