Drejtoresha e Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, përmes profilit të saj në Facebook, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Megjithëse ka thënë se deri tani nuk ka asnjë simptomë, u ka kërkuar atyre që ka pasur kontakt që të vetizolohen.

“Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjie ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premten doli pozitiv me virusin Covid-19, kërkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike! Para pak çasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnjë shenje klinike as ankesa. Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka thënë Muharremi./Mediafokus.info/