Drejtoresha e Klinës: As për miliona nuk do të pranoja të prekem nga ky virus i tmerrshëm

Infeksionit me COVID-19 nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës në Klinë, Njomza Grabanica, raporton Mediafokus.info.

Përmes Facebook’ut, ajo ka tentuar t’ua heq paragjykimet dhe dyshimet e një pjesë të kosovarëve, të cilët nuk besojnë se ekziston coronavirusi.

Qytetarët e vendit tonë, ka më shumë se pesë muaj prej kur po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Nga ky virus nuk shpëtuan as institucionet e vendit, që nga qeveria e deri tek zyrtarë komunalë.

Përmes një postimi të bërë në FB, Njomza Grabanica, Drejtoreshë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronënisë në Komunën e Klinës, ka treguar se edhe ajo është infektuar.

“Një nga përsonat që është prekur me covid jam edhe vet, një familjare që një i afert i vdiq nga Covidi, por as për miliona as për asgjë në botë nuk kishim pranuar që të prekemi nga ky virus i tmerrshem që të zgjon çdo natë me simptoma të tmerrshme”, ka shkruar, ndër të tjera, ajo.

Ky është postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i saj:

Në Kosovë nr i të infektuarve me Covid do të rritet deri në momentin që një pjesë e popullsis ende merret me budallaqet e tilla si: ata që jan me covid paguhen,ata qe vdesin nga covidi familja merr pare,ska covid por kan me na vendos çipa.

Një nga përsonat që është prekur me covid jam edhe vet, një familjare që një i afert i vdiq nga covidi, por as për miliona as për asgjë në botë nuk kishim pranuar që të prekemi nga ky virus i tmerrshem që të zgjon çdo natë me simptoma të tmerrshme, të mundon me ditë të tëra e nuk je në gjendje te ushqehesh as ta paramendosh ushqimin, të jep mundime të tilla që në jeten time si kam përjetuar më parë.

Si familje as për krejt botën nuk kishim pranuar ta japim te afërmin ton e të vuajm për tu mesuar me mungesen e tij. Të afermit ton jan duke vdek nga virusi edhe pa sëmundje përcjellse,ashtu siç ndodhi në familjen ton.

Fjalt e tilla çipat,paret cdo gjë është jo e sakt,virusi ekziston dhe shume nga ne jemi duke e paguar me një çmim bukur të lartë kete virus.

Prandaj nese jo për vete ju lutem keni kujdes nga ky virus e mos e dergoni të prind e të familjaret tuaj