Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit, Naser Korça shërohet nga Covid-19

Drejtori komunal i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, është shëruar nga Covid-19.

Ashtu siç kishte njoftuar për testin pozitiv, Korça ka njoftuar edhe për shërimin.

Mbrëmë pas mesnate, kam marrë mesazh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku jam njoftuar se rezultoj i shëruar nga Covid-19, ka thënë Korça.

Drejtori Korça iu kishte përmbajtur masave të pandemisë për vetizolim, pas konfirmimit të testit.

Ky është postimi që ai ka bërë në facebook.