Drita arrin marrëveshje me Ergyn Ahmetin

Drita ka siguruar shërbimet e lojtarit, Ergyn Ahmeti. Lajmin e ka bërë publik klubi gjlanas, përmes faqes zyrtare, raporton Mediafokus.info.

Sipas kontratës, Ahmeti do të jetë pjesë e klubit në dy vitet e ardhshme. 

Njoftimi i plotë:

Ergyn Ahmeti zgjedhe KAMPIONIN

Sot kemi arritur marreveshje edhe me nje lojtare shume te rendesishem siq eshte Ergun Ahmeti.

24 vjeqari eshte nje lojtare i deshmuar ne ligen tone dhe perpos qe do te jete force shtese ne kampionatin e Kosoves, do ta ndihmoje ekipin edhe ne garat nderkombetare.

Ergyni do te jete bardhe e kalter per dy vitet e ardheshme por me mundesi vazhdimi edhe per nje vite tjeter me klubin tone.

Mire se vjen Ergyn!

Kujtojmë se më herët gjatë ditës Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje 2-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arago Jamal.