Drita dhe Gjilani marrin pikë të plota në udhëtim

Drita dhe Gjilani kanë marrë pike të plota në udhëtim, duke dëshmuar se nuk janë rastësisht në krye të tabelës, përkatësisht në vendin e dytë.

Me fitoren e sotme, në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita ka mposhtur Vushtrinë me 4:0, duke e ngritur kuotën e pikëve në 55, ndërsa Gjilani mposhti Dukagjinin me 3:1 dhe u ngrit në vendin e dytë me 51 pikë.

Derisa Drita e ka të sigurtë pozitën e parë këtë javë, Gjilani varet nga rezultati që do të marrë Prishtina dhe Ballkani, të cilat kanë nga një lojë më pak.

Sidoqoftë skuadrat e Gjilanit po vazhdojnë me lojëra dhe rezultate të mira dhe që të dyja janë pretendentë për titull, ndonëse Drita, që aktualisht kryeson, ka më shumë gjasa të bëhet kampion për herë të dytë./mediafokus.info