Drita e Gjilani ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta

Futbolli në Gjilan po përjeton ditë të mira në Superligën e Kosovës, ku garon me dy ekipe (Drita dhe Gjilani), si rrallë ndonjë qytet tjetër në Kosovë dhe është i pari që mori pjesë në garat ndërkombëtare, me Dritën si fituese e kampionatit në edicionin 2017/2018.

Sivjet, me të drejtë, titullin e pretendojnë të dyja klubet, të cilat në këtë pjesë të kampionatit, kanë arritur rezultate të mira, duke qenë në krye të tabelës, herë njëra e herë tjetra.

Pas përfundimit të javës së 16-të, klubet e qytetit të Gjilanit renditen në vendin e dytë, përkatësisht të tretë, me pikë të barabarta.

Gjilani e humbi kreun  e tabelës, pas arriti të fitojë përballë Ballkanit, një kundërshtar shumë i fortë, që po ashtu pretendon titullin, ndërkaq Drita shënoi fitore në shtëpi kundër Llapit, që vjen nga mesi i tabelës, me rezultate solide në stinorin vjeshtor.

Në javën e fundit, Drita luan me Trepçën `89, ndërsa Gjilani me Prishtinën.

Duke parë formën e mirë të dy klubeve tona, nuk është befasi që titulli i këtij edicioni të kthehet sërish në qytetin e Gjilanit pas dy vjetësh./MediaFokus/