Drita e kalon pengesën e parë me golat e Shabanit dhe Namanit

Drita e Gjilanit e ka kaluar pengesën e parë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve, duke e mundur ekipin nga Andora, Inter d’Escaldes, me rezultat 2:1.

Gjilanasit kaluan në epërsi ndaj Inter d’Escaldes, nëpërmjet Shabanit (21′), por Garcia arriti të barazojë shpejt (29′) për rezultatin 1:1.

Drita shënoi për herë të dytë dhe këtë e bëri Namani në minutat shtesë të pjesës së parë (45+3′), për rezultatin 2:1, që doli të jetë përfundimtar.

Gjilanasit edhe pse bënë një lojë të mirë dhe krijuan shumë raste, nuk ia dolën t’i konkretizojnë asnjërin prej tyre.

Ndeshja u luajt në terren neutral në Nyon të Zvicrës, në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampoionëve./mediafokus.info/