Drita e mbyllë pjesën e parë me epërsi 2:1

Klubi i futbollit Drita ka arritur të shënojë dy herë kundër Inter d’Escaldes dhe pjesë lojën e parë e ka mbyllur me epërsi 2:1.

Në të vërtetë ekipi kosovar nga Gjilani, kaloi i pari në epërsi, nëpërmjet Shabanit (21′), por Garcia i Inter d’Escaldes nga Andora arriti të barazojë shpejt (29′).

Gjilanasit shënuan për herë të dytë dhe këtë e bëri Namani në minutat shtesë të pjesës së parë (45+3′), duke bërë që Drita të shkojë në pushim me një gol epërsi.

Ndeshja ka filluar në ora 19:30 dhe po luhet në terren neutral në shtetin e Zvicrës, në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampoionëve./mediafokus.info/