Drita merr tri pikë tjera në Gjilan

Drita ka marrë tri pikë të reja në ndeshjen e sotme me Ferizajn, skuadër kjo të cilën e ka mposhtur me 2:0, duke e përforcuar kështu akoma më fuqishëm vendin e parë.

Nuk mund të thuhet se gjilanasit bënë lojë të mirë ndaj Ferizjat, por një kundërshtar që lufton për mbijetesë, në njëfarë mënyre ta imponon stilin dhe ritmin e lojës.

Drita, me këtë fitore arrin në kuotën e 52 pikëve, distancë kjo e paarritshme nga ndjekësit e saj, edhe nëse shënojnë fitore në javën e 25-të.

Burim Qerkini, trajner i Ferizajt tha se ekipi i tij luajti pa një numër të lojëtarëve, shkaku i kartonëve, ndërkaq Ardian Nuhiu, trajner i Dritës u shpreh i kënaqur me rezultatin, i bindur se do të marrë pikët edhe në javën e ardhshme dhe kështu do të vazhdojë garën për titull. /mediafokus.info