Drita ndan rrugët me Bunjamin Shabanin, Darko Tofilovskin, Liridon Lecin dhe Lirim Mema

Klubi i futbollit Drita, ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit me Bunjamin Shabanin, Darko Tofilovskin, Liridon Lecin dhe Lirim Mema, raporton Mediafokus.info.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit gjilanas.

“Lojtarëve si Darko Tofiloski dhe Liridon Leci ju ka skaduar kontrata me klubin ndërsa Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontratë edhe për një vit tjetër, me marrëveshje të dyanshme, jemi dakorduar qe t’i ndajmë rrugët ndoshta edhe për shkak të hapësirës së vogël që kishin në ndeshje”, thuhet në njoftim.

Drita i ka falënderuara ata për kontributin e dhënë, dukeu dëshiruar suuksese në vazhdim të karrierës./Mediafokus.info/