Drita përforcon pozitën e parë, Gjilani ‘çarmatos’ Drenicën për vendin e dytë

Dy skuadrat e Gjilanit kanë arritur sukses të kënaqshëm në javën e 30-të, ku Drita si mysafire ka marrë një barazim në Prishtinë (1:1), ndërsa Gjilani e ka mposhtur me 2:0 Drenicën, në fushën e vetë.

Me këtë barazim, Drita tani ka 65 pikë, katër më shumë se Gjilani që rangohet i dyti me 61 pikë.

Prishtina, me barazimin e sotëm me Dritën dhe humbjen e javës së kaluar nga Gjilani, praktikisht bie në pozitën e katërt dhe gjasat për titull i ka minimale.

Në garë për vendin e parë, pretendentë kryesorë tani janë Drita dhe Gjilani, të cilët do të zhvillojnë derbin lokal javën e ardhshme, ndërsa për vendin e dytë tani garon edhe Ballkani./mediafokus.info/