Dua Lipa shpallet zëri i parë më i dëgjuar nga artistet femra

Dua Lipa shpallet zëri i parë më i dëgjuar nga artistet femra. Megjithëse është vetëm 24 vjeç, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur “të sundojë” plotësisht botën e muzikës.

Këngëtarja vazhdon të na bëjë krenarë çdo ditë e më shumë.

Siç ka treguar edhe vetë në një postim në InstaStory, Dua është tashmë artistja e tretë më e dëgjuar në botë dhe artistja e parë femër më e dëgjuar.

Brenda një muaji, këngëtaren shqiptare e kanë dëgjuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe suksesi flet vetë.

Ajo ka shprehur lumturinë e saj në Instagram, duke shkruar “woweeee” krahas fotos së ripostuar, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe.