Dy pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë, dy të tjerë lirohen sot

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 7 pacientë të prekur me koronavirus. Tre janë në gjendje stabile, dy në trajtim me oksigjenoterapi dhe dy janë në gjendje më të rënduar.

Ky është njoftimi nga Klinika Infektive:

Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të spitalizuar 10 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:

3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar./mediafokus.info