Dy persona gjenden të vdekur në Vitomiricë të Pejës

Policia ka njoftuar dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur të vdekur në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Vitomiricë.

“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në raportin e policisë.