U lajmërua si person i humbur, gjendet në shtëpinë e pa banuar

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative është njoftuar më 12 shtator 2020, se personi i lajmëruar ditë më parë si “person i humbur”, këtu në Gjilan, gjendej në një shtëpi të pa banuar, pronari i së cilës gjendet me punë jashtë shtetit.

Patrullat e policisë së Kosovës, së bashku me prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se kishin depërtuar dy të dyshuarit, njëri nga ta i raportuar si i humbur.

Në këtë shtëpi, të dyshuarit kishin qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020.

Ndaj dy personave të dyshuar, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve“, thuhet në njoftimin e policisë.