Dy persona ndalohen për substanca narkotike, një tjetër për dhunë në familje

Në periudhën kohore 21-27 maj 2020, sipas statistikave të policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 28 incidente dhe janë arrestuar e ndaluar 21 persona.

Në të njëjtë periudhë janë regjistruar 12 aksidente trafiku me lëndime, 3 të tjera me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 498 gjoba (tiketa), ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.

“Posedim i Substancave narkotike”

Me 23 maj 2020, rreth orës 14:00, nga Policia e Kosovës në rrugën “Halim Orana” në Gjilan është ndaluar i dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollimit fizik, tek i njëjti janë gjetur trembëdhjetë (13) qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë. Substancës narkotike iu është bërë testi fushor me ç`rast ka rezultuar pozitiv e llojit marihuanë dhe ka peshuar 4.4 gramë. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari, pas intervistimit ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

“Posedim i substancave narkotike”

Me 26 maj 2020, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë siguruar informatë se i dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, në shtëpinë e tij, bashkë me të dyshuaren, po ashtu shqiptare, shtetase e Kosovës, janë duke përdorur substanca narkotike. Me urdhër kontrolli nga Prokurori është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e dyshuar e llojit heroinë me peshë 19.7 gramë. I dyshimti është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Dhunë familjare”

Më 27.05.2020, Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Dhunë familjare”, këtu në Gjilan. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti në shtëpinë e tij, dyshohet se për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike kishte filluar një sulm verbal dhe kanosje serioze ndaj nënës dhe motrës së tij. Pas arrestimit, të dyshuarit fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore te Spitali Rajonal dhe pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, ai është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në P. Th./mediafokus.info