Dy skuadrat e Gjilanit fitojnë si mysafirë

Dy skuadrat e Gjilanit, Drita dhe Gjilani kanë fituar ndeshjet e tyre në udhëtim te Trepça ’89 dhe Ferizaj, respektivisht, në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi Trepça ’89 – Drita përfundoi me rezultat 0:2, ndërsa Gjilani fitoi 0:3 kundër Ferizajt.

Golat për Dritën u shënuan nga Xhevdet Shabani(17′) dhe Kastriot Rexha(69′), kurse për Gjilanin realizuan Gerhard Progni(2′), Darko Nikac(31′) dhe Fiton Hajdari(52′).

Me këtë fitore, Drita rikthehet në vendin e parë në tabelë dhe është pretendent serioz për titull, ndërkaq Gjilani përforcon edhe më shumë pozitën e katërt./mediafokus.info/