Dy vëllezër që ishin të lidhur shumë mes vete vdesin brenda 24 orëve

Familja Reçani nga Suhareka është në zi shkaku vdekjeve të njëpasnjëshme. Dy vëllezër që ishin të lidhur shumë mes vete vdesin brenda 24 orëve.

Musliu që vdiq i pari dhe Imeri që nuk i mbijetoi dhimbjes, u varrosën sot, raporton klan kosova.

Me njëri-tjetrin ata kishin dallim vetëm katër vjet, teksa mosha e tyre ishe 59 dhe 55 vjet.

Familjarët thonë se vëllezërit ishin shumë të lidhur mes vete dhe se nuk shkonin askund pa njëri-tjetrin.