Dyzet pacientë me Covid 19 gjenden të spitalizuar në Infektivë

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 14/06/2020, janë të spitalizuar 50 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 40 pacientë.

Nga 40 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 27 pacientë janë në gjendje stabile;
• 12 pacientë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive;
• 1 pacient është në Repartin e Mjekimit Intensiv në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 10 raste, të cilave u janë marrë mostrat, thuhet në raportin nga kjo Klinikë. /mediafokus.info