E dhimbshme, familja Ferizi humb dy anëtarë, 15 në ankth nga COVID-19

Dy familjarë u vdiqën nga COVID-19 e 15 të tjerë janë në ankth. Bëhet fjalë për familjen Ferizi nga Ludoveci i Skënderajt.

Hysen Ferizi, 80-vjeçar e i biri Naseri, 60 vjeçar, nuk arritën t’i bëjnë ballë virusit COVID-19. Të dy vdiqën brenda muajit gusht, në Spitalin e Vushtrrisë.

Familjarët thonë se pavarësisht insistimit, askush nuk po i teston për të parë nëse janë pozitiv me COVID-19, virus nga i cili humbën jetën familjarët e tyre.

Ndiqeni kronikën e Klan Kosovës: