E dhimbshme: Kjo lagje shqiptare në Malësinë e Preshevës nuk ekziston më

Kjo lagje shqiptare në Malësinë e Preshevës nuk ekziston më. Fotoja e realizuar nga Shyqeri Hyseni, nga i njëjti pozicion, por brenda dy intervaleve kohore, e tregon më së miri gjendjen e vendbanimeve shqiptare, dikur dhe tani.

Fshatra të tëra në Malësinë e Bujanocit dhe Preshevës, janë zbrazur.

Kjo është lagjja Rexhmen e Depcës, ku dikur kishte shtëpi, ndërsa tani ato nuk shihen më, pos një shtylle elektrike e cila ka ngelur në të njëjtin vend.

“Në këtë pjesë më nuk ka shtëpi, veç lisa e kaçuba”, ka shkruar Hyseni./mediafokus.info