E dhimbshme: Nënë e bijë nga Pozharani humbin jetën brenda ditës

Nënë dhe bijë nga Pozharani i Vitisë kanë humbur jetën brenda ditës. Njoftimi është dhënë nga familjarët.

Vajza e moshës rreth 50-vjeçare, ka ndërruar jetë paraditen e sotme, derisa në mbrëmje ka vdekur edhe nëna e saj, rreth 70-vjeç.

Vdekja e nënës dhe të bijes brenda një dite ka shkaktuar dhembje te familjarët, miqtë dhe fqinjët e tyre në Pozharan, Viti dhe Gjilan.

Familja Zuka është një familje shumë e respektuar në Pozharan./mediafokus.info