E dhimbshme, vdes mjeku që e paralajmëroi Coronavirus

Virusi vdekjeprurës Coronavirus prej kur u zbulua mori jetën e 381 personave në Kinë, ne mesin e tyre edhe gjashtë punonjës shëndetësor.

Por, ajo që e bën edhe më të dhimbshme që prej përhapjes së kësaj pandemie, është fakti se nga Coronavirus ka ndërruar jetë edhe mjeku që i paralajmëroi autoritetet kineze qysh herët për përhapjen e këtij virusi, Li Wenliang, transmeton Mediafokus.info.

Sipas raportimeve të mediave në Kinë, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 63 mijë veta./MediaFokus/